Definitivisht ky nuk është shtet serioz dhe nuk ka institucione serioze. Kështu ka deklaruar Bdri Ajdari pas shqiptimit të dënimeve për rastin “Monstra”.
“Ky shtet nuk u tregua si shtet që e mori përsipër që t’i rregullojë institucionet që të punojnë në mënyrë të drejtë. Sot u dha një vendim me kërkesë të prokurorisë që ishte si një këngë e porositur dhe u miratuan dëshirat e prokurorisë. Mendoj se Këshilli Gjyqësor ishte i paaftë dhe nuk mundi ta bëjë dallimin mes të vërtetës dhe jo të vertetës. Duke e pasur parasysh se Gjykata Supreme ka dhënë definicion preciz se si duhet të jenë këto, ky Këshill Gjyqësor e mori përsipër që të gjejë organizatorët që nuk i gjeti, ta gjej motivin që nuk e gjeti, ta gjejë porositësin e veprës që nuk e gjeti , por vetëm me indikacione dhe me mendime që nuk kanë asnjë bazë, sa për ta mbuluar rastin dhe për ta zvarritur. Ne nuk po kërkojmë zvarritjen por ata po e bëjnë duke e ditur se kjo lëndë fundin e ka prap në Gjykatën Supreme dhe atje nuk besoj që Gjykata Suprme do ta shkelë fjalën e vetë dhe paralajmërimet që i ka bërë në mënyrë precize. Paralajmëroj protesta dhe ftojë kreun e Shtetit që kanë qenë nëpër protesta të “Revolucionit laraman”, të cilëve ne u kemi ndihmuar për ta rrëzuar sistemin dhe jo për ta ndërruar garniturën, për të ardhur një garniturë tjetër, por për të reformu institucionet që nuk u bë dhe kjo si rezultat i asaj u shpall në këtë Gjykatë që është e kriminalizuar dhe e ndikuar nga njerëz nga parti apo institucione të ndryshme. Kërkojë nga partitë që bëjnë pjesë në Qeveri të distancohen apo të japin dorëheqje apo ta lëshojnë qeverinë. /Gazeta LAJM