Ahmeti sot hyri në qeveri pa kryeministrin shqiptar dhe ëndrra mbeti vetëm ëndërr (VIDEO)

E gjithë fushata parazgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e bazuar mbi kryeministrin shqiptar. Ali Ahmeti e nisi  dhe e përfundoi fushatën me kryeministrin shqiptar. Fushatën e nisi me një ëndërr për kryeministrin, dhe edhe pse i fitoi zgjedhjet  në bazë të kësaj ëndrre për shqiptarët, Ahmeti sot hyri në qeveri pa kryeministrin shqiptar dhe ëndërra mbeti vetëm ëndërr.

Kohën për kryeministër shqiptar dhe Naser Zyberin për Kryeministër,  Ahmeti e shfrytëzoi në çdo tubim parazgjedhor dhe në çdo emision televiziv, madje Ahmeti shprehej I sigurtë për këtë.

Ahmeti I bëri thirrje të gjitha partive shqiptare që ta  mbështesin për kryeministrin shqiptar,  dhe,  edhe pse mori mbështetjen e tyre, kur erdhi puna për të hyrë në qeveri,  Ahmeti  vetë hoqi dorë nga  kryeministrin shqiptar dhe Naser Zyberin dhe I harroi kanunet dhe traditatme për të cilat fliste gjatë fushatës.

Kjo nuk është hera e parë që Ali Ahmeti I mashtron shqiptarët, me ëndrra, me premtime dhe me kanune ai ka qëndruar  në pushtet dy dekada. /SHENJA/