Ahmeti për ndryshimet kushtetuese: Legjitimojnë historinë dhe kombin maqedonas

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka dërguar porosi te pjesëtarët e komunitetit maqedonas.

Nga Bogovina, Ahmeti kërkoi nga të njëjtit të mos e kthejnë kokën prapa dhe të shikojnë para.

Procesin e ndryshimeve kushtetuese e sheh si moment historik, dhe sipas tij, të njëjtat do të legjitimojnë historinë dhe kombin maqedonas, raporton TV21.