Musa Xhaferi nga Kërçova. Ta shpëtojmë Ali Ahmetin nga Artan Grubi

“Grupi i zjarrit” po mban takim me qytetarët e Kërçovës, duke vazhduar kërkesat e tyre për, siç thonë ata, demokratizim të partisë
Musa Xhaferi, njëri nga krerët e këtij grupi ka çuar disa porosi nga Kërçova. Ai ka akuzuar Artan Grubin se po e uzurpon partinë dhe se përmes mjeteve të propagandës, ai po nxin figurat e “të pakënaqurve” dhe dezinformon për qëllimet e këtij grupi.

“Artan Grubi vetëm fshihet e mbrohet pas figurës së Ali Ahmetit. Ai duhet bashkë me ministrat tjerë të dalë para qytetarëve dhe të raportojë të japë llogari e të tregojë se sa investime ka bërë në Kërçovë. Ku është arsyeja që nuk investohet ne Çair? Pse nuk ndërtohet çerdhe ne Çair? Ku shkojnë paratë nga buxheti”, tha mes tjerash Xhaferi.

Ngado që të kthehen, thotë Xhaferi, ata do të përplasen me ne. Konspiracioni më cinik që sipas Xhaferit po e shpërndan Artn Grubi është se “përderisa Musa Xhaferi, Izet Mexhit e të tjerë, kanë vendosur të mbajnë tubim në Kërçovë, duan ta dëmtojnë Ali Ahmetin”. Po kjo sipas tij, nuk është e vërtetë.

“Nuk ka nevojë Artan Grbui ta mbrojë Ali Ahmetin prej Musa Xhaferit. Nuk duhet me i dhënë vetes aq mund e siklet ta mbrojë nga unë. I bëj thirrje se nuk i njihet edhe pse ai është njohës i spineve e marketingjeve.. Unë këto përpjekje i kam bërë edhe më përpara. Unë punoj dhe ju lus edhe juve. Ta shpëtojmë Ali Ahmetin nga ky ekzekutiv, nga Artan Grubi. Kam frikë se ja kanë zënë frymën ata që pretendojnë e duan shumë. Duke e shtrenguar shumë janë duke ia marrë frymën. Pse tash nuk e mbrojnë nga Aleanca, Ali Ahmetin”, deklaroi Musa Xhaferi.

Ai i bëri thirrje Ahmetit për të reflektuar dhe për t’u takuar e për t’i dhënë zgjidhje problemeve brenda partisë.