Ahmeti në Ditën e Alfabetit: Të rrojë gjuha shqipe! (Video)

-Ne nuk qëndrojmë prapa jush, por krah për krah me juve, për gjuhën tuaj amtare, maqedonishten, këto ishin fjalët e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në gjuhën maqedonase në drejtim të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe presidentit Stevo Pendarovski. Në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, Ahmeti tha se emocion për shqiptarët në Ditën e Alfabetit paraqet kur krerët e shtetit u drejtohen atyre me urime dhe respekt.

“Të shihemi në ditë më të mira. Të rrojë gjuha jonë, të rrojë edhe gjuha e bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse të ardhmen e ndërtojmë bashkë, e jo të ndarë. Gjuhët t’i përparojmë bashkë dhe bashkë, krah për krah, e jo njëri pas tjetrit, të çajmë punë, në materializim të objektivave tona, që vendi ynë të jetë në paqe të përhershme, i integruar aty ku e ka vendin, në Bashkimin Europian”, deklaroi Ahmeti.