Ahmeti dhe BDI heshtin, asnjë fjalë për përfshirjen e Ramiz Merkos në “listën e zezë” amerikane

Ali Ahmeti po heshtë akoma që kur njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, por edhe funksionarë i lartë shtetëror gjatë 20 viteve të fundit Ramiz Merko, u përfshi në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sipas informacioneve të “Televizionit 24”, në selinë e BDI-së në Recicë të Vogël po mbretëron një shok i vërtetë, heshtje, por edhe mosbesim. Burime të larta partiake me të cilët ka kontaktuar ky televizion, pohojnë se “përfshirja e Merkos në Listën e Zezë amerikane, për ata paraqet nje befasi të madhe, sepse pritshmëritë e tyre kanë qenë, që në fokusin e Uashingtonit të gjenden pjesëtarët e ‘Grupit të zjarrit'”.

Dhe, përderisa Ali Ahmeti dhe krerët e BDI-së heshtin nëse do të kërkojnë dorëheqje nga kryetari i Strugës, një pjesë e Kryesisë qendrore për “tv 24”, thonë se BDI’ja s’ka opsion tjetër, përvec dorëheqjes së Merkos.
“Në BDI askush nuk flet as për mbledhje, e as për veprimet e mëtejshme lidhur me Ramiz Merkon.

“Mendimi im është se ai duhet të tërhiqet. Aspak sështë mirë që SHBA’të që gjithmonë kanë qenë parnerë strategjikë të BDI’së, një funksionar të BDI’së ta vë në fokus për shkak të korrupsionit”, thotë një funksionar i lartë partiak i BDI-së për “Tv 24”, transmeton Gazeta Lajm.