Agon Amiga befason me deklaratën: Nuk bëj më bashkëpunime me vajza

Agon Amiga është emër i njohur në estradën shqiptare, reperi i cila ditë më parë lansoi këngën e tij të re, ishte i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku befasoi me deklaratën e ti.

Reperi ka thënë se më nuk do të bëj bashkëpunime me femrat për shkak të mungesës së korrektësisë së njërës artiste që Amiga kishte planifikuar bashkëpunimin.

“E prita një javë, dy javë nuk erdhi, unë hoqa dorë. Pastaj më mori në telefon, më tha kur mundemi ta realizojmë, i thashë më vjen keq por nuk bëhet më ajo punë. Më tha nuk po ndihem mirë, jo kisha një operacion, jo kështu jo ashtu. E fshiva prej listës dhe nuk e bëra. I kam vënë vizën përgjithmonë bashkëpunimit me vajza”, u shpreh reperi.
SHPËRNDAJE