Agjenti e ofron Çalhanoglun të top klubet evropiane

Manchester Unitedi cilësohet si klubi më i interesuar për turkun, që i skadon kontrata në fundin e edicionit, transmeton lajmi.net.

Me kontratën momentale Çalhanoglu fiton 2.5 milionë euro për sezon, derisa agjenti ka kërkuar 6 milionë euro për sezon.

Sidoqoftë, negociatat mes klubit dhe lojtarit vazhdon me shpresën që sulmuesi të mbetet në “San Siro”.

26-vjeçari ka regjistruar katër gola dhe katër asistime në 10 paraqitje këtë edicion.