Mauricio Pochettino identifikon sulmuesin e duhur që do sjellë të Unitedi, nëse bëhet trajner i tyre

Tekniku argjentinas është i papunë që nga shkarkimi prej Tottenhamit, derisa nëse “Djajtë e Kuq” në ndeshjet e ardhshme marrin rezultate negative pritet shkarkimi Solskjaerit, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport, Pochettino është i përgatitur për punën e Unitedit dhe synon ta sjellë në “Old Trafford” yllin e Wolves, Raul Jimenez.

Meksikani e ka dëshmuar vetën si qendërsulmues mjaftë i rrezikshëm dhe kjo ka bërë që të pëlqehet shumë nga Pochettino, që do ia jap mundësinë të tregojë vetën edhe të Real Madridi, nëse ish trajneri i Spurs e zëvendëson Zidanen.

Jimenez ka tipare shumë të mira, gjë që ka ndikuar që të jetë në listën e sulmuesve më të mirë të Premierëligës.

Unitedi në verë transferoi Edinson Cavanin për një kohë të shkurtër, derisa Jimenez shihet zëvendësuesi afatgjatë.