Afrim Gashi: Ziadini dhe unë e bëmë atë që kërkuan shqiptarët, e bëmë bashkimin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Kumanova tha se me vite me radhë shqiptarët duke parë agonin e degradimit në pothuajse të gjitha sferat e jetës me ngulmë e kanë dashur ndryshimin.

“Disa vite me radhë ata votuan opozitën. Ajo që është pritë gjatë kohë prej shqiptarët, bashkimin e subjekteve politike shqiptare e bëmë unë e Ziadini, e bëri Aleanca dhe Alternativa, e bëmë të gjithë ne. Gjithë shqiptarët kërkuan prej ne të mos merremi me kundërshtarët por të merremi me platformën dhe të zgjidhim problemet e tyre. Andaj ne e dëgjuam edhe këtë zë, e bëmë edhe platformën dhe kemi dalë, tash është koha me 15 korrik, radhën e keni ju”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dhe bartës i listës në zonën zgjedhore numër dy të koalicionit AAA-ASH.