Afet Jashari dhe Pleurat Gashi prezantuan punën e Ministrisë së Kulturës në Kanada dhe ShBA

Nga data 26 shkurt deri më 7 mars, në nivel ekspertësh të sferës së kulturës nga Maqedonia e Veriut, ka qëndruar në Toronto të Kanadasë dhe Nju Jork të SHBA-ve një ekip i udhëhequr nga Afed Jashari –etnolog dhe anëtar i kabinetit të ministrit të Kulturës, Pleurat Gashi – muzicient por edhe përfaqësues i Organizatës “Polifonija”, Orce Ickovski – bason dhe Sanja Shuplevska – violiniste. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Maja Kastratoviq, pianiste nga Sllovenia. Artistët e këtij ekipi kanë dhënë një koncert të muzikës klasike para qytetarëve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut në qytetin Missiagi dhe para studentëve kanadezë në shkollën më të njohur muzikore në nivel botëror, Metalworks.
Përveç prezantimeve për njohjen e kulturës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni është takuar edhe me konsullin në Toronto të vendit tonë, Jovica Palashevski dhe me kryetarin e Shoqatës së Bashkësisë shqiptaro-kanadeze, Bujar Zejnullahu. Pas takimeve dhe prezantimeve në Kanada, ekipi ka qëndruar edhe në Qytetin e Nju Jorkut. Gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Informative të RMV-së janë takuar me Gorazd Popovskin, përgjegjës i Qendrës dhe me konsullin e Maqedonisë së Veriut në Nju Xhersi, Jordan Panov.
Qëllim i këtyre vizitave ishte iniciativa dhe kërkesa e shumë bashkatdhetarëve tanë në Kanada për të hapur në Toronto një qendër informative kulturore, e cila do të afirmonte vlerat ndërkulturore të Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe anasjelltas.

Loading...