Këngëtarja e mirënjohur Afërdita Demaku solli një sërë projektesh të bukura këtë periudhë.
Qoftë këngët me djalin e vjazën, apo edhe solo, u pëlqyen jashtëzakonisht nga publiku, duke arritur shifra rekorde në shikueshmëri.
Veç angazhimeve në karrierë, ajo po komentohet vazhdimisht për pamjen e saj, elegancën e stilin.
Duke qenë se këngëtarja është aktive në rrjetet sociale, ajo komunikon me publikun përmes imazheve e videove të ndryshme.
Së fundi shfaqet krah bijës së saj Donës, me të cilën sot do të këndojnë në Rahovec.
Sigurisht që merr vëmendje pamja e saj që nuk dallon prej të bijës. Të rregulluara bukur dhe plotë sharm, ato duken si motra binjake./Kosovarja