Ndërron jetë aktorja e “Titanic”

Aktorja e “Titanic”, Elsa Raven, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Raven ka konfirmuar për Deadline se ajo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles.

E lindur si Elsa Rabinowitz, aktorja filloi karrierën e saj në New York në moshë shumë të re.

Ravel ishte e njohur për paraqitjen e saj në “The Amityville Horror”, “In the Line of Fire” dhe “The Moderns”.

Ajo gjithashtu njihet për rolin e saj në filmin e famshëm të vitit 1997, “Titanic”.