Adnan Neziri zgjidhet koordinator i grupit parlamentar të ASH-së

Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët ka zgjedhur sot deputetin Adnan Neziri për koordinator. Zgjedhja e Nezirit për koordinator vjen pas emërimit të koordinatorit paraprak, Syrija Rashidi për drejtor në Sh.A. MEPSO.

“Neziri do të përfaqësojë grupin tonë të deputetëve në takimet koordinuese dhe të gjitha proceset e tjera në Kuvend. Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë artikuluesi i zërit të votuesve të ASh-së dhe shqiptarëve në përgjithësi, në Kuvendin e RMV-së”, thonë nga ASH.