Adili: O Edi Rama, nuk është hartë leshi, por flamur leshi!

Gafurr Adili

Nuk është hartë leshi, sepse është harta e Kosovës e larë me gjakun e shqiptarëve!
Përkundrazi, flamuri i vendosur mbi hartën e Kosovës është flamur leshi.
Nëse vërtetë do të ishte një burrështetas,
para kësaj batute ofenduese, do ta ftonte Ambasadorin e Serbisë në Tiranë dhe do t’i dorëzonte një “Notë Proteste” me kushtin që Vuçiç të kërkonte falje publike dhe,
nëse Vuçiç nuk do të kërkonte falje publike brenda afatit të paracakruar në “Notën e Protestës”, atëherë do të duhej që,
Ambasadën e Serbisë ta largonte nga Tirana.