Adelina shkëlqen me paraqitjen e fundit.
Adelina Ismaili kohën e fundit iu kthye ekranit, por këtë herë si prezantuese, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e njohur ka kohë që ka lënë pas angazhimin në muzikë, por edhe përmes rrjeteve sociale azhurnon fansat për të rejat rreth saj.
Në fotografinë e fundit, të cilën e realizoi pasi mori një trajtim për fytyrë, Adelina u shfaq me vetëm buzët e lyera.
Ajo vuri në pah dukjen natyrale, ndërsa tregoi se vazhdon ende të qëndrojë në formë shumë të mirë.
Adelina është e martuar me Val Krasniqin dhe bashkë kanë një djalë, Uliksin.