Adelina vazhdon ta shpreh publikisht përkrahjen për Arilenën

Adelina Ismaili ditë më parë i doli në krah Arilena Arës, pas ‘zhurmës’ së madhe që u bë pasi mori çmimin e parë në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Së fundi, ajo ka publikuar sërish një video nga performanca e Arilenës në natën finale të “Fest ’58”.

“Të dua”, ishte mbishkrimi që Adelina ia la videos së këngëtares.

Për ndryshe, një debat i madh u bë në publik pas publikimi të votave të jurisë, për shkak se anëtaret shqiptare në juri u tha se e kishin ‘penalizuar’ fitoren e Elvana Gjatës, duke i dhënë pikë minimale.