Acari kaplon Turqinë, temperaturat zbresin deri në minus 20 gradë

Në Sivas, pjesën verilindore të Turqisë, në orët e mbrëmjes temperatura ka zbritur deri në minus 20 gradë celsius, raporton Anadolu.

Moti i ftohtë dhe kushtet e papërshtatshme që ditëve të fundit goditën Sivasin, negativisht ndikon në jetën e banorëve të kësaj zone.

Liqenet dhe pellgjet janë ngrirë si dhe automjetet e lëna jashtë. Disa qytetarë përpiqen t’i mbrojnë me batanije dhe najlon.