Koalicioni djathtist do t’i shpëtojë shqiptarët e Maqedonisë nga neokomunistët

Politikani duhet që ta njohë popullin që pretendon t’a përfaqësojë.
Një konservator përkundër majtistëve që individin e redukton në nevoja ekonomike, konsideron që ai si qenie spirituale ka nevojë dhe për furnizim shpirtëror, e sigurisht kjo e fundit është që vë në pah njerëzoren.
Kështu mendojnë konservativët gjithandej në botën perëndimore. Në vendin tonë ngaqë më shumë se tetë dekada mbizotëron mendësia majtiste, nuk është për tu çuditur që eksponentë të caktuar kanë alergji ndaj një diskursi politik konservator. Anatemimi i qëndrimeve tona politike deri dhe satanizimi i tyre, nënkupton mosnjohjen bazike të bindjeve tona politike të cilat s’janë gjë tjetër përveçse legjitime!
Ky koalicion i djathtë, sjell një frymë të re andaj duroni dhe 62 ditë të tjera, se dinamika e re në politikbërjen e këtij populli të zaptuar nga kthetrat e neokomunistëve do u sjell një liri të pashembullt politike deri më tani!
-Meriton Civuli shef i kabinetit tê kryetarit të AlternAtivës Afrim Gashi