Të dashur njerëz të Tempullit të Talias, më lejoni të shpreh një pjesë të kënaqësisë dhe nderit që pata të punoj me ju, e them kështu meqë është e vështirë të përshkruaj gjithë atë që ndjej.
Urime themelimi i Teatrit të Gostivarit.
Jo çdo kush bën Histori, ju patët privilegjin që në këtë periudhë kohore ta keni bashkëkohas një emër të spikatur siç është Sulejman Rushiti : Regjisor, intelektual, profesor si dhe njeri i sakrificave por i cili veproi drejt në dy etapa të rrëndësishme të kohës që ne e jetojm.
E para në vitin 2007 fal punës së palodhëshme si ministër Akreditoi 11 fakultete dhe 72 programe studimore në Universitetin e Tetovës dhe tani në 2019 regjisor I një shfaqeje historike “Nathani i urtë” që vulosi themelet e Teatrit të Gostivarit. Në të dy periudhat u ballafaqua me sprova nga më të ndryshmet por falë pjekurisë dhe qëllimeve madhore arriti me sukses t’i tejkaloj. Vetëm të mëdhenjt ia dalin.
Visar Vishka aktor i dëshmuar në të gjitha nivelet, ariti mjeshtërisht të menaxhoj situatat e palakamueshme të krijuara nga dashakqinjtë. Urime Drejtori Historik i Teatrit të Gostivarit. Angazhimi i dyfisht në këtë proces tregoi që ke vlera të jashtëzakonshme, si në aspektin menaxhues po ashtu edhe në atë krijues.
Vjollca, Bereda, Dritan,Ajshe,Sheqerije, ju shpreh dashurinë dhe respektin tim për durimin që treguat gjat këti procesi jo të leht, përgëzoj Arianin, Elmirin që suportuan këtë proces.
Faton je i mrekullueshëm ti dhe ekipi yt, në fakt i gjithë stafi teknik treguat se edhe në mungesë të përvojës, por me dashuri dhe përkushtim mund të bëhen punë të mëdhaja. Ju lumtë djema.
Ju falemnderit o njerëz të dashur, kërkoj ndjesë për ata që nuk i përmenda.
Ju prift e mbara!
Zoti qoftë me Ju. (Senad Abdyli)
Kulturë Abduli: Themelimi i Teatrit teatrit të Gostivarit akt historik!