Aaah mor Xhafo Ymeri!

Sikur të kishe pasë më shumë nxënës si Albani dhe Stefani!
Para disa ditëve duke iu larguar vetmisë së besdisshme isha ngunju në një skaj të urës së Rajnës dhe po kërkoja risi nga ngjarjet e fundit lidhur me Qeverinë 32 të Kosovës. Përnjëherë nga ana e djatht e imja vërejta një djalosh i cili me një ndershmëri m’u drejtua:”Më falni, mos jeni mësuesi Xhafer?” I bindur se ky djalosh më njeh nga koha kurë ua kam mësuar shkronjat e gjuhës shqipi iu përgjigje me një “po” të përzemërt dhe bindëse. Me shumë kënaqësi dhe përzemërsi më rrëfeu se para 20 viteve paska pas qenë nxënës i imi vetëm për një vit shkollorë, në klasën e parë. U habita, u gëzova dhe u krenova që një fëmi atëherë 7 vjeçarë më kishte mbajtë në mend dhe shpesh kishte pas mendua për mua dhe ja që Zoti është i madh dhe njerëzve të mirë, të drejtë dhe të pastër në shpirtë ua plotëson dëshirat e përzemërta!!! Albani kishte qenë me një mikeshë të veten, një Zonjushë të ndershme nga Kazahstani por më ftoi me shumë përzemërsi për një kafe me të dyt! Ishte një takim i mallëngjyeshëm dhe kurë ia tregova librin tim “Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë” menjëherë shfaqi dëshirën për ta pasë në dorë. Ia premtova dhe posa u ktheva në shtëpi ia shkruajta dy fjali nga zemra dhe shpirti dhe e lajmërova. Edhe pse ishte rreziku nga corona erdhe me të shpejtë për ta marë. Kur e lexoi ate që ia kisha shkruajt u falënderua bile edhe më përqafoi dhe ashtu si e kan traditë shqiptarët i kishte thy e përthy 60 franka dhe mi lëshoi në dorë. Të kota ishin shtyrjet, i pranova me kënaqësi dhe i shënova nē fletën e lexuesve të librit tim!
Sot në mëngjes përjetova edhe një befasi të këndshme nga poashtu një ish nxënësi im Stefani me përkatësi sërbe i cili para më shumë se 10 viteve pat mësua matematikë, frengjisht dhe gjermanisht te unë për çka edhe ka qenë gjithmonë mirënjohës! Herët cingërroi telefoni im i dorës nga një numër i panjohur. Sa u lajmërova, ndëgjova zërin e një Zonje që e njihja, nënës së Stefanit. Më pyeti me shumë ndershmëri se si jam me shëndet bile edhe për familjen time në Kumanovë ! Dhe vazhdoi të më rrëfejë se me të birin gjendeshkan në Gjermani për blerje. Iu paska shkuar mëndja te unë për të ditë se si jam dhe në këtë rast edhe të më pyesin se a duhet të blejnë diçka edhe për mua!? Nuk më binjin ndërmend fjalët në gjuhën e tyre sërbe të cilën dikurë e flitja shumë mirë, për t’iu falënderuar por edhe pse gjatë kohë nuk e kisha folë për fat m’u kujtuan disa prej tyre! Dhe menjëherë m’u sollën ment rreth botës duke i kujtu gjith ata miq, nxënës dhe farefis timin të cilëve për keqardhje ama nuk u kishte shkuar mendja për një gjë të këtillë të përzemërt !
Dhe fola me vetveten : Aaah mor Xhafo Ymeri, edhe me disa Albana dhe Stefana të këtillë por edhe me at djaloshin e Graçanisës që po luan për Kombëtarën e Kosovës jo vetëm që do ti kishim drejtu punët e Kosovës por edhe ato të Shqiptarisë së Ballkaninit e ndoshta edhe t’Europës!!!
Të lumtë Alban, të lumtë Stefan, të lumtë edhe ty djalosh nga Graçanica që iu paske bashkangjitë sokolave të Kombëtarës! Me ju dhe me shumë nderime, Xhafo Ymeri.