A po shpik Ali Ahmeti në MV një komb alternativ ndaj ndaj kombit shqiptar në MV, siç e shpikën “kombin kosovar”?

Shkruan: Hysamedin Feraj

Me sa duket, në fakt dhe në mendjen “e vet” e ka bërë tashmë, veç emrin nuk ia ka gjetur.
Kjo është risia e mendimit ahmedist, tani, në pleqëri.

Nisur ga ky mendim, ka të drejtë t’u thotë shqiptarëve mos ndërhyni në punët e kombit tim, siç i thonin kosovaristët Edi Ramës lidhur me Kosovën dhe Albin Kurtit lidhur me Shqipërinë.

Por edhe shqiptarët, kudo që janë, nga poli i veriut në atë të jugut, kanë të drejtë t’i thonë Ali Ahmetit mos ndërhy më në punët tona! Mjaft më!