Temperatura më e ulët sot në mëngjes ishte -7 gradë Celsius, ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut

Më ftohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Kodër të Diellit, ku është matur temperaturë prej -7 gradë Celsius. Vijon Mavrova me -6, në Krushevë -4, -2 Prilep, -1 Manastir, Tetova, Kumanovë, Kriva Pallankë, Shtip dhe Berovë, përcjell TV21.

0 gradë është matur në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Kavadar, Ohër, Veles, Vinicë, 1 gradë në Pretor, Strumicë, 2 në Dojran dhe Gjevgjeli.

Më së shumti shi, me 5 l/m2 është matur në Berovë, Demir Kapi, 3 l/m2 në Kriva Pallankë, Kodër të Diellit, Mavrovë, Gjevgjeli, 2 l/m2 në Tetovë, Krushevë, 1 l/m2 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Vinicë. dhe Dojran.

8 cm është lartësia e shtresës së borës në Kodër të Diellit, ndërsa në Tetovë, Prilep dhe Gjurishtë është 1 cm.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi verior.

Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej minus 4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me erë mesatare, kohë pas kohe të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë.

Gjatë javës do të kemi mot të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit.