A po mobilizohet BDI-ja për lirim sa më të shpejtë të Jankullovskës?

Burime qeveritare thonë se udhëheqësia e BDI-së e vlerëson si “jo të domosdoshme” dërgimin në burg të ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, sepse kjo nuk i shërben integrimeve euroatlantike të vendit.
Sipas tyre, seline e partise mbretëron bindja se Jankullovska nuk duhet të mbahet më shumë se tre muaj në burg, ose eventualisht deri në zgjedhjet lokale.
“Integristët janë duke matur pulsin e ndërkombëtarëve për gjetjen e ndonjë forme për kthim në fuqi të amnistisë së ish presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën veç Jankullovskës janë të përfshirë edhe figura tjera të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe partive tjera. Këtë mundohen ta bëjnë përmes kuadrove të ‘pavarura’ partiake që i ka instaluar në gjyqësorë dhe prokurori”, theksojnë këto burime.
Jankullovska ishte një mga ministret më “jetëgjata” në qeverinë VMRO-BDI, që udhëhiqej nga Nikolla Gruevski.
Zgjedhjen e Jankullovskës për ministre të brendshme e kanë votuar shumë deputetë të BDI-së, duke përfshirë edhe kryetarin e saj, Ali Ahmeti, zëvendës kryeministrin aktual, Artan Grubi. Ministri aktual i jashtëm Bujar Osmani ka “shërbyer” si ministër i shëndetësisë bashkë me Jankullovskën në qeverinë e Gruevskit, kurse kolegë me të kanë qenë edhe figura të lartë të BDI-së, si Talat Xhaferi, Teuta Arifi, Musa Gjaferi, e kështu me radhë.
“Prandaj angazhimi i integristëve për lirimin sa më të shpejtë të Jankullovskës është shumë i natyrshëm shikuar nga prizmi i BDI-së, sado që duket i palogjikshëm shikuar nga prizmi shqiptar. Është edhe nostalgjia për kohën kur kanë qenë bashkë në qeveri, por edhe frika se Jankullovska, si ish funksionare e lartë, mund të ketë diçka për ta”, theksojnë këto burime qeveritare.
Edhe në VMRO-DPMNE janë të bindur se BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, me “urtësinë, mençurinë, po edhe guximin që ka” do të gjejë mënyrë për lirim sa më të shpejtë të Jankullovskës. .
Pritet që BDI të komentojë sot ose nesër këto informacione.