Armenia: Një F-16 turk rrëzoi avionin tonë, Ankaraja e mohon

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi për rrëzimin e një avioni Sy-25 gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. “Sputnik” raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme.

Avionë F-16 të Turqisë, të ngritur nga baza Ganja në Azerbajxhan në orën 10:30 rrëzuan një avion Su-25 tonin duke e qëlluar në brendësi të territorit tonë. Piloti vdiq si hero“, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan.

Ajo që e bën shqetësuese situatën e bën fakti se armenët pretendojnë se avioni i tyre është rrëzuar nga një avion F-16 i Turqisë, i cili ka qëlluar nga brenda territorit azer.

Raportohet se piloti i avionit armen ka ndërruar jetë.

Por, në një reagim të mëvonshëm, autoritetet turke kanë përgënjështruar pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë duke mohuar të kenë qëlluar ndonjë prej avioneve armen. Lajmi u mohua edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Më herët armenët kishin akuzuar Turqinë se dërgoi në Azerbajxhan xhihadistë, dronë të armatosur si edhe disa avionë F-16 që po qendrojnë në Baku pas një stërvitjeje të përbashkët.

Deri më tani nga konflikti i ditëve të fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë vrarë më shumë se 100 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët duke e bërë këtë përshkallëzimin më të fortë të situatës që prej luftës në fillim të viteve ’90. /abcnews.al