A po e humb origjinalitetin Çarshia e Vjetër e Shkupit? Visar Ganiu flet për gërmimet dhe akuzat (VIDEO)

Projekti i Komunës së Çairit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit ka nxitur reagimet të shumta, shkruan gazeta LAJM. Qytetarët e anketuar por edhe ata që reagojnë nëpër rrjetet sociale thonë se përmes këtij projekti dhe largimit të pllakave të gurit, Çarshia po e humb orgjinalitetin.

A po e humb origjinalitetin Çarshia e Vjetër e Shkupit? Visar Ganiu flet për gërmimet dhe akuzat (VIDEO)

A po e humb origjinalitetin Çarshia e Vjetër e Shkupit? Visar Ganiu flet për gërmimet dhe akuzat (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Tuesday, 14 April 2020

Por, kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu hedh poshtë këto pretendime. Ai thotë se projekti aktual për revitalizimin e Çarshisë nuk cënon autenticitetin infrastrukturor të saj.

Çarshia e Vjetër e Shkupit prej vitesh është shpallur pjesë e trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë dhe sipas ligjit, duhet të jetë nën mbrojtje të përhershme të shtetit. Megjithatë, brenda dhe rreth saj viteve të fundit janë ndërtuar shumë objekte të reja ndërsa institucionet nuk kanë marrë asnjë veprim në mbrotje të Çarshisë./ Senehate Nimani-gazeta LAJM