COVID-19 shtyn zgjedhjet presidenciale në Republikën Dominikane

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale që planifikohej të mbahej muajin e ardhshëm në Republikën Dominikane, shtet ishullor në Karaibe, është shtyrë për muajin korrik për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit të NPR në deklaratën nga Bordi Qendror i Zgjedhjeve thuhet se zgjedhjet presidenciale janë shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Më tej thuhet se zgjedhjet e planifikuara për 17 maj, janë shtyrë më 5 korrik.

Deri më tani në Republikën Dominikane janë infektuar 3.167 persona me COVID-19 ndërsa 177 kanë humbur jetën nga virusi.