A mund të jeni imun pasi të rikuperoheni nga koronavirusi

“Ne nuk dimë shumë”, tha Matt Frieman, studiues në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Maryland në Baltimore.

“Mendoj qe virusi do të vijë prapë gjatë këtij vitit dhe të gjithë do të kenë një imunitet ndaj tij, dhe nëse ai kthehet përsëri, ne do të mbrohemi prej tij – ose plotësisht ose nëse riaktivizohet më vonë, atëherë ju keni imunitet më të fortë ndaj tij”, shtoi ai.

“Kjo është shpresa”, shton ai.

“Por, nuk ka asnjë mënyrë ta dimë këtë”, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit e dinë që rikonfeksioni është një problem me viruset sezonale që shkaktojnë rreth 10 deri në 30% të ftohjeve të zakonshme.

Këto viruse duket se janë në gjendje t’i mbysin njerëzit përsëri dhe përsëri edhe pse njerëzit u janë ekspozuar atyre që nga fëmijëria.

Pas çdo infeksioni, antitrupat prodhohen por nivelet bien dhe njerëzit bëhen përsëri të ndjeshëm.

Në studime, shumë njerëz treguan se edhe pse kishin antitrupa paraardhës mund të infektoheshin dhe të kishin simptoma.