A ka më turp!

Nga Naser Pajaziti

(shkas reagimi i Komitetit te Helsinkit per te drejtat e njeriut se ligjet aktuale jane te mjaftueshme per zgjidhjen e problemit te qytetareve pa shtetesi ne Maqedonine e Veriut)

Skandaloze, kjo organizatë që duhet të jetë në krah të qytetarit, qenka shndërru në megafon të pushtetit.

Ku jeni ju kur qindra kriminelë pajisen me pasaporta e shtetësi? Pse turreni kundër një nisme që do të mbyll një të drejt humane dhe jo djallëzore.

Pikërisht këto organizata të tilla në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut me dekada kanë toleruar vuajtjet, odiseadën dhe të këqijat që kanë vuajtur qytetarët pa shtetësi, që janë maltretuar me refuzimet dhe kurthet për të hequr dorë nga shtetësia.
Pse janë toleruar nenet famëkeqe që përpos të rinjve e familjarëve, dhjetëra nëna shqiptare edhe mbi 70 vjeç janë shpallur dhe konsideruar si të rrezikshme për shtetin?

Provimi për gjuhën maqedonase ka eliminuar automatikisht qindra aplikues. Pse nuk u zbatua ligji për gjuhët, që siç shkruan edhe gjuha e mbi 20% (shqipe) është zyrtare?

Bashkësia ndërkombëtare ka qëndruar symbullur në këtë drejtim, por kuptohet falë pushtetmbajtësve shqiptarë që shpesh kanë përsëritur refrenet se gjithçka është në rregull dhe shqiptarët thuajse po jetojnë në “kopshte me lule”.
Miliona euro dhe dollarë fonde janë keqpërdorur dhe ende po keqpërdoren në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut, por ja që tani po zbulohet që me mijëra qytetarë janë cënuar nga e drejta e jetës në këtë shtet, duke jetuar si “jashtëtokësor”, pa shtetësi dhe pa pikë kujdesi ndaj shtetit!

Meqë po del se ka shkelje dhe diskriminim, dhe kemi shumë qytetarë pa shtetësi, atëherë çfarë kanë bërë këto organizata?
Pavarësisht kësaj, këto organizata vazhdojnë me avazin e vjetër, duke mbrojtur ligjet famoze që nëna, baballarë, pleq e të rinj, i shpallin apo i kategorizojnë si armiq të shtetit. Kuptohet që reagimi i tyre është në sinkron me skenaret kundër dhe për t’i krijuar terren pushtetit dhe opozitës maqedonase.