A i kujton bre dikush të burgosurit që në këto tempetatura të ulta plas edhe guri

Shkruan: Shpëtim Pollozhani

Burgu famëkeq i Idrizovës është ndërtuar nga vetë të burgosurit, nga vitet ’50 të shekullit të kaluar; shumica e atyre që e ndërtuan i lanë eshtrat aty.

Megjithëse janë shpenzuar qindra milionë Euro për modernizi të tij; nuk ka ndryshuar asgjë.
Sipas normave kushtetuese të vendit dhe atyre ndërkombëtare, të burgosurve u shkilen gjithë të drejtat.
Të burgosurit vishen dhe ushqehen me paratë e veta! U merret e drejta e kalorive të garantuara me ligj (dikush i han ato kalori). Të mos flasim për hapësirën, kujdesin mjeksor, diskriminimin gjatë faljeve…, sigurinë në vendin e punës…!

Përgjegjësia për gjithë këto shkelje bie mbi gjithë ata që paguhen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si:

– AVOKATI I POPUULLIT
– Drejtoria pë zbatim të sanksioneve në RM.
– Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut(Shkup).
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë OSBE(Shkup).
– Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë BE(përfaqësia në Shkup).
– Komisioni ose Rrjeti kundër diskriminimit.
– Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
– Qendra për të Drejtat e Njeriut(Shkup).
– Përfaqesues të Drejtës Nërkombëtare për të Drejtat e njeriut(Shkup).
– Akademia; Instituti për të Drejtat e Njeriut (Shkup).
– Organizata – të Drejtat e njeriut dhe Mbrojtja shëndetësore( Shkup).
– Zyrar Regjionale për të Drejtat e Njeriut…, janë edhe disa dhjetëra institute dhe organizata që merren me të drejtat e njeriut…
Ku janë!!!???

Shoqata e ish të burgosurve politikë kërkon nga institucione kompetent të vendit që të formohet një KOMISION (edhe me përfaqësues të Shoqatës), i cili do ti vizitojë burgjet në MV!

Nga ky aktivitet të dalë një Raport i detajuar, i cili do të ndihmonte në përmirësim të kushteve nëpër burgjet e vendit!
Mos harroni se, edhe të burgosurit janë njerëz; kanë të drejtat e tyre, kanë fëmijë, familje dhe familjarë!
Të burgosurit nuk kërkojnë asgjë më shumë se ç’u takon!

Shkup, 08.02.2023( temperatura e mbrëmshme -10° C).

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë- kryetar, Shpëtim Pollozhani.