A është e vërtetë “Fantazma e Kievit”

Mediat sociale po vërshojnë me postime të një piloti luftarak ukrainas për rrëzimin e gjashtë avionëve të armikut rusë. Por a ekziston “Fantazma e Kievit”? DW kontrollon faktet.

Është një histori që i jep kurajo dhe shpresë popullit të Ukrainës në këto ditë të errëta: Ushtria ka bërë një luftë të ashpër kundër pushtimit rus dhe një pilot luftarak shumë i jashtëzakonshëm është bërë një hero popullor. I njohur vetëm si “Fantazma e Kievit”, thuhet se ai ka rrëzuar i vetëm gjashtë avionë rusë që nga fillimi i pushtimit.

Historia është përhapur kryesisht përmes mediave sociale, me video dhe foto që duket se tregojnë pilotin në veprim të postuara nga banorët e Kievit, ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Ministria e Mbrojtjes.

Në një video të shpërndarë gjerësisht, Fantazma e Kievit ndjek një aeroplan rus dhe më pas e gjuan atë nga qielli. Në gjuhën ukrainase, një zë thotë: “Ka një avion. Ka një tjetër. Është gati të rrëzohet.”

Kjo është një sekuencë nga videoloja Digital Combat Simulator World. “Kjo pamje është nga DCS, por megjithatë është bërë për respekt për ‘Fantazmën e Kievit’”, shkruan personi që ngarkoi videon në YouTube më 24 shkurt, duke përdorur një transliterim alternativ për kryeqytetin e Ukrainës. “Nëse është i vërtetë, Zoti qoftë me të; nëse është i rremë, lutem për më shumë si “ai”.

Një zëdhënës i Digital Combat Simulator World ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se materiali është me të vërtetë nga loja.

Foto të vjetra, të ndryshuara

Poroshenko, presidenti nga viti 2014 deri në vitin 2019, postoi një foto të një piloti me helmetë në një kabinë në Twitter, duke identifikuar personin si Fantazma e Kievit. “Me mbrojtës kaq të fortë”, shkroi Poroshenko, “Ukraina patjetër do të fitojë!”

Ajo foto është postuar gati tre vite më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Piloti në foto është duke bërë një fluturim provë me një helmetë të re. Pra, edhe nëse ky është në fakt piloti misterioz, fotografia është e vjetër.

Emri Vladimir Abdonov po bën xhiron dhe ka edhe foto të ndryshme që pretendojnë ta tregojnë atë.

Disa nga fotot duket se nuk janë origjinale. Fakti që imazhi i mëposhtëm është ndryshuar mund të tregohet për shembull nga një e ashtuquajtur analizë zhurme me një program të përpunimit të imazhit. Kur imazhet janë duke u ndryshuar, kjo shpesh lë gjurmë të dukshme në zhurmë. Në rastin konkret, kjo mund të shihet në kokën e pilotit, shenjat në krah dhe flamuri ukrainas në sfond.

Një kërkim i kundërt i imazhit konfirmon dyshimin se është i rremë. E njëjta foto u shfaq në internet vite më parë, por me një kokë tjetër, një distinktiv tjetër në krah dhe pa flamur në sfond. Nëse shikoni nga afër aeroplanin pas pilotit, mund të shihni një gjethe panje gri – një simbol i përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Kanadeze. Kjo me sa duket ka munguar kur fotografia është manipuluar, dhe tregon se ka shumë të ngjarë të jetë një foto nga Kanadaja.

Të njëjtat mjete mund të përdoren për të treguar se një kokë është ndërruar në këtë foto. Imazhi origjinal është shpërndarë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ai tregon marinarin e rënë Vitaliy Skakun, të cilit pas vdekjes iu dha titulli Hero i Ukrainës nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy. Skakun thuhet se ka hedhur në erë një urë duke rrezikuar jetën e tij për të ndaluar avancimin e një kolone tankesh ruse.

Është fytyra e një avokati nga Buenos Aires, i cili tani është argëtuar me statusin e tij të ri të heroit dhe ka postuar në lidhje me të në Twitter.