A e kuptoni tekstin e këngës “Kallashnikov”?

Nexhmedin Spahiu

A e kuptoni tekstin e këngës “Kallashnikov”? A e kuptoni nëntekstin: vrisni në masë. Kjo ishte paraloja e Srebrenicës. Në Serbi ka mjaft këngëtarë, artistë, intelektualë e politikanë që Kosova e Shqipëria duhet t’i nderojë, po jo kallashnikovin e Bregoviqit.

Sfondi politik është ky: Bregoviq është ftuar në Korçë për t’u thënë kosovarëve rrini pak anash se tani kemi prioritet 6-7 milionë pushues potencialë serbë. Kjo është e drejtë sovrane e Shqipërisë dhe kosovarët nuk kanë përse të ndërhyjnë këtu, por vetëm ta kuptojnë mesazhin dhe ta duan më shumë Kosovën e tyre.