A duhet të bjerë qeveria për mustaqet e Agim Veliut?

Nga Gëzim Podgorica

Duket në kufirin paradoksit fakti që Qeveria e Kosoves duhet të bjerë per mustaqet e Agimit, apo se Isa, Luta e Skenda jane aq proamerikanë sa nuk e durojnë dot “antiamerikanizmin” e Kurtit. Shpejtësia me të cilën veproi me infalititetin karakteristik LDK-ja, dëshmoi se estabilishmenti i vjetër në këtë te-trust politik i kishte shumë të kalkuluara veprimet dhe të dakorduara edhe me pazarxhinjtë në subjektet e tjera. Pa iu dridhur fare qerpiku se mos dekonspirohej lidhja e vjetër e pengmarrja nga PDK-ja, Luta deklaroi se duhet thirrur në qeveri edhe ky subjekt politik, pavarësisht se votat i kishin marë për të mos qeverisur kurrsesi me PDK-në. Por morali i shitur disa herë, normal që ia lejonte Isës me shokë edhe këtë tradhti të hapur elektorale, duke shkuar pikërisht aty ku janë prej kohësh: në shinat e politikës së vjetër.
Jo krejt çuditshem ne këtë farse politike, me një çmim shumë të lartë per Kosoven jane bashkuar edhe ata qe vendosen taksen, qe u futen ne konflikt te hapur me te gjithe faktorin politik nderkombetar, per çeshtjen e takses, dhe tani pa pike turpi e me nje idiotesi politike te pashoqe ,duan te servirin ne publik nje qendrim te moderuar. Nuk eshte aspak e çuditeshme qe injorantet e pasluftes, te bashkuar ne aleancen e fuqishme te abuzimit prej dy dekadash me pushtetin, ishin te frikesuar nga dy personazhe me nje kreativitet te ri dhe qe ishin te angazhuar ndershmerisht ne luften kunder korrupsionit galopant te pushteteve qe nuk kishin te ndalur. Qartesia dhe intiligjenca e Albinit, bashkuar ne menyre kohezive me vizionin e Vjoses, krijuan shume shpejt shtratin nga duhej ecur pa kompromis dhe ne sfide edhe me problemet e brendshme te koalicionit, qe ishte ngjizur me nje sforco te jashtezakoneshme. Kur analizon kompromiset e pafund joparimore qe kane bere me njeri- tjetrin keta soj injorantesh qe u ribashkuan ne luften per pengimin e ktheses qe po merrte drejtimi i ri i shtetit , kupton fare mire se sa “serioze” jane ne kauzat e tyre, se si nuk kane fare turp qe te bejne te tjera nga ata qe thone, e te hartojne plane ogurzeza ne kurriz te Kosoves, deri tek coptimi i saj. Kur iu duhej per te shpetuar veten, shkelen çdo parim dhe votuan Gjykaten Speciale, kur u ndje feshferima e flete- thirrjeve dhe e prangave, kerkuan te votohej per anullimin e saj. Dhe e bene kete pikerisht keta “proamerikanet” e thekur,qe çdo llogari e benin e vetem per kolltukun e vet dhe pasurimin qe nuk ndalej.
Ne atmosferen e nje krize te madhe qe po trondit gjithe globin, pa menduar per efektet e ketij produkti qe po realizojne ,kalkuluan tinezisht levizjen e radhes: rrezimin e shpejte te Qeverise.
Kurti duhej ndalur me çdo kusht ne rrugetimin e tij pa kompromis per çmontimin e korrupsionit ngulfates qe ishte realizuar per dy dekada. Kjo ishte shqetesimi qe kishte kapluar klanin e LDK-se jashte e brenda Qeverise qe ne bashkepunimin me PAN- in e ndjenin rrezikun qe po u afrohej. Lidhjet qe sapo filluan te dilnin ne siperfaqe do trondisnin thelle gjithe lidershipin politik te Kosoves se ketyre 20 viteve dhe LDK me hienat e saj, zyrtarisht ishte ne koalicion me VV, ne fakt ajo ishte ne aleance me PAN-in, pasi metastazat e krimit ekonomik ishin ne trupin e tyre. Fakti i nje vonese te paperligjur me teka politike te paarsyeshme, qe artikuloheshin here permes zerit e mekur te relikes se fundit te titizmit ne Kosove, Ises, here permes atyre qe u fshehen pas fustaneve te Vjoses ne fushaten elektorale, deshmoi se LDK-se jo vetem qe i mungonte vullneti i sinqerte politik, por edhe ne pamundesine e nje zgjidhjeje jashte qeverise, do hynin aty per ta minuar ne momentin me te shpejte te mundshem.
Mustafa me nje procedure urgjente, pa konsumuar me pare asnje rruge komunikimi dhe alternative te shmangies se konfliktit, gjoja i prekur ne sedren e tij nga mungesa paraprake e komunikimit me Kurtin, po zbaton detyrimin qe ka nga pengmarresit per te rrezuar qeverine. Isa kur dergoi perfaqesuesin e pakerkuarte tij ne SHBA, nuk u konsultua me Albinin,perkundrazi e ngarkoi ish fizarmoniçistin e tallavave, me misionin qe te tek ambasadori Grenell, figura e kryeministrit te kryqezohej sa me shume qe te ishte e mundur, si nje figure antiamerikane, e te perligjej çdo veprim diabolik si ky qe ndermorren me nje shpejtesi te marramendese.
Ne perpjekjen e vet te sinqerte Albini nuk kishte llogaritur qe pabesite mund te shfaqeshin kaq shpejt ne siperfaqe dhe qe heshtat te ishin kaq gati te nguleshin ne Qeverine qe shpresonte aq shume per ndryshim elektorati i lodhur nga politika e vjeter.Mirepo qeveria Kurti e kishte politiken e vjeter brenda ne zyrat e saj ndaj goditja nuk do vononte. Pavaresisht se kryeministri, mund ta shmangte perplasjen me ish – ministrin e tij te brendshem, ultimatumet publike qe leshonte Mustafa,tregonin se bashkeqeverisja i kishte ditet e nemeruara. Mustaqet e Agimit ishin preteksti. PAN- i dhe skalionet e fuqishme te politikes se vjeter ne LDK i kishin rakorduar me perpikmeri goditjet.
Ne fakt keto nuk jane thjesht goditje ndaj Albin Kurtit,Vjosa Osmanit dhe mjaft personazheve me integritet qe erdhen ne Qeverine e Kosoves. Jane goditje edhe ndaj tyre.Por me shume se kaq,jane goditje serioze per te riaktivizuar problemet qe lidhen me integritetin territorial te shtetit me te ri te Evropes,jane goditje ndaj votes dhe shpreses se qytetareve per ndryshim,jane goditje ndaj luftes se nisur per çmontimin e korrupsionit.
Modeli i ri politik qe po krijonin Albini, Vjosa, Lumiri, Hakiu e te tjere, realisht mori nje goditje nga aleanca e fuqishme e gardes se vjeter e te korrupruar deri ne palce qe ka sunduar ne Kosove prej dy dekadash,por mori goditje edhe e ardhmja e Kosoves. Albini nuk eshte ai qe ka nxjerre ne pazar te ardhmen, por eshte garanti i saj dhe udheheqja prej Tij e negociatave, eshte garancia se shteti do qendroje ashtu siç duhet te jete. Ai nuk po kerkon te mbaje karrigen e tij permes servilizmit te nderkombetareve duke deshmuar integritet dhe qe nuk eshte i shantazhueshem. Ai nuk po e kthen pushtetin ne nje fasade fallco per hir te mbajtjes se tij me çdo kusht,por po sakrifikon per t’u bere pengese serioze e implementimit te planeve te Thaçit e Vuçiçit,kudo qe te jene te dakordesuara tinezisht. Krejt ndryshe nga Thaçi qe ka deshmuar jo pak se here se ka bere koncensione per hir te jetegjatesise politike,pavaresisht çmimit qe duhet te paguaje Kosova. Edhe se fundi ai kerkoi gjendje te jashtezakoneshme pa qene situata ne ate shkalle,por vetem per te krijuar kolapsin qe ia realizoi,ortaku i tij vjeter, Isa. Nuk vendosen gjendje te jashtezakoneshme ne vend,por krijuan gjendje te jashtezakoneshme politike . Me çfare fjale mund t’i etiketosh, perveç se te : Neveritshem! Ata ne fakt vrapuan per te mbrojtur veten dhe gjithshka qe iu kishte dhene pushteti. Per te tjerat do punojne me vone,pasi hartat dhe skemat i kane gati dhe nga pengmarrja nuk do ikin dot.