A do të ketë zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet? Përgjigjet Artan Grubi (VIDEO)

Zv.kryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, i është përgjigjur liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili një ditë më parë kërkoi formimin e qeverisë së zgjeruar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale vitin e ardhshëm, shkruan gazeta LAJM. Grubi vlerëson se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se qytetarët janë të lodhur nga proceset e votimit.

“Opozita duhet të fokusohet në shëndetin publik të qytetarëve, t’i mbështetë përpjekjet e institucioneve dhe të jep kontributin e saj konstruktiv në Kuvend për të vijuar me proçesin reformues, integrues si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe rikuperimin e ekonomisë së vendit. Qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet në këtë vend dhe opozita duhet të jep kontributin e vet në rolin e vet që e ka dhe ai është në Kuvend, që të jetë korrigjues i politikave të qeverisë dhe jo të krijon kriza një pas një”, u shpreh Grubi./Gazeta LAJM