Zaev dhe Grubi me “dres” të Pandevit pritën lojtarët e kombëtares së RMV-së (VIDEO)

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev dhe zëvendësi i tij Artan Grubi të dy të veshur me bluzën e kapitenit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, kanë pritur në kufi protagonistët që shënuan fitoren hitorike ndaj Gjorgjisë, një natë më parë. Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e cila siguroi plasman historik në Kampionatin Evropian, në orët e hershme të mëngjesit u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi. Aeroplani me futbollistët për shkak të mjegullës së dendur nuk arriti që të ateroj në aeroportin e Shkupit, por ateroi në atë të Prishtinës. Pas çka me autobus u nisën drejt Shkupit. Me këtë rast ata u pritën në vendkalimin kufitarë Bllacë, nga kryeministri Zoran Zaev i cili me këtë rast u shpreh: ” Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Historia nuk mban mend një sukses të këtillë”, tha Zaev.