Virusi në skenë, Venko mbi skenë

Shkruan: Abedin Ismaili

Skenës aktuale në Maqedoninë e Veriut iu shtua një Virus i padukshëm dhe një Venko i stërdukshëm.
Virusi vret, Venko vëzhgon, rrjedhimisht vdekshmëria vazhdon.
Në krahë të virusit u fut në skenë e tash si duket po do të bëhet edhe më aktual se virusi duke synuar që emri Venko të përmendet më shumë herë brenda dites se termi Virus.
E që realisht edhe po e arrin qëllimin, sepse nga pozicioni i një ministri po e luan rolin e një administratori teknik, duke na u imponuar cdo ditë në ekranet televizive vetëm e vetëm për raporte për dje dhe sot e pa strategji për nesër.
Për ta dëshmuar se Venko po e sfidon Virusin, pra që po e synon mbi skenën, e keni edhe urimin e tij të fundit me elemente etnocentriste, e të padrejtë sepse nuk luajtën vetëm „momci makedonci“, ishin edhe Arijan Ademi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, e Egzon Bejtullai.
Edhe në ngjarje historike tipi i politikanit Venko, tenton të bëhet edhe më aktual se sa vetë ngjarja duke shprehur nacionalizmin e tij të brendshëm.
Sidoqoftë kur fiton Maqedonia e Veriut fitojnë të gjithë qytetarët e këtij shteti, fitorja e sotshme ne Sport urojmë të jetë vazhdimësi e fitores në Shëndetësi duke larguar Virusin dhe Venkon nga skena e mbi skena.