“U frikësuam shumë nga tërmeti, dolëm në rrugë me fëmijët” (Video)

Banorët e Gostivarit i ka zgjuar një tërmet i fuqishëm prej 5 ballësh me epiqendër në afërsi të Mavrovës. Para kamerës së gazetës Lajm banorët e Gostivarit kanë rrëfyer momentet kur filluan lëkundjes e tokës. Një pjëse e të intervistuarve thanë se nga frika e përsëritjes se tërmetit kanë lënë shtepitë dhe kanë dalur te sheshi i qytetit. Raportohet se në rajonin e Mavrovës janë shkaktuar edhe dëme materiale. Rrëfimet e banorëve të Gostivarit mund t’i ndiqni në videon më poshtë./Gazeta Lajm