Nëse ka diçka që për një moment merr vëmendjen e gjithë botës, pa dyshim se është ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madrid.
Lojtarët më të mirë në botë kanë veshur fanellat e të dy skuadrave, dhe kanë dhuruar emocione të mëdha në përballjet mes vete.
Mjafton të përmendin përballjet Messi – Ronaldo, diçka që i mungon ‘El Clasicos’ që pas transferimit të portugezit në Itali.
Duke marrë Messin dhe Ronaldon, por edhe shumë yje që në të kaluarën kanë luajtur ‘El Clasicon’, mediet kanë krijuar formacionin më të mirë në histori të ‘El Clasico’.
Është vendosur një formacion 4-3-3, i bazuar në talentin e futbollistëve, arritjet individuale, jetëgjatësinë dhe rëndësinë.





