Policia për më pak se një muaj dënoi 14.000 shoferë

MPB përveç se në territorin e Shkupit, zbaton kontrolle të përforcuara edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut.

“Dënohen të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, posaçërisht ato që janë arsyeja më e shpeshtë që aksidentet të jenë me pasojë të rënda. Deri tani, për më pak se një muaj që kur filluan kontrollet e përforcuara janë shqiptuar mbi 14.000 dënime, dhe kryesisht janë për tejkalim shpejtësie, për mosregjistrim të automjeteve dhe po ashtu gjobiten edhe motoçiklistët që nuk respektojnë rregullat”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

“Vetëm për një orë në aksionin kontrollues në Koçani dhe Vinicë janë shqiptuar mbi 80 dënime”, tha Angellovski duke shtuar se aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe gjatë në vijim.