Albin Kurti musafir në kongresin e partisë më të madhe në Zvicër

Mattea Meyer dhe Cédric Wermuth janë kryetarët e sapo zgjedhur të Partisë Socialdemokrate në Zvicër (SP/PS). Sot mora pjesë në Kongresin Kombëtar të kësaj partie, e cila është më e vjetra parti socialdemokrate në Evropë me historik të pandërprerë.
Këtu në Bazel u zgjodh edhe kryesia e re e SP/PS. Kryefjala e këtij Kongresi është: shërbimi publik. Qeverisja dhe administrimi si shërbim për qytetarët janë vlerë demokratike dhe shoqërore. Pandemia COVID-19, si asnjëherë më parë, tregoi që zgjidhjet kolektive për shëndetin dhe ekonominë janë të domosdoshme. Andaj edhe sistemi shtetëror e institucionet politike duhen avancuar në këtë drejtim.
Bashkëpunimi ynë ndërkombëtar po thellohet e zgjerohet. Aleanca e subjekteve progresiste është kushti i progresit global e lokal.