Arbanës dhe Diellit të vogël i bëjnë pritjen më të bukur në shtëpi

Arbana Osmani dy ditë më parë u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë.

Moderatorja dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj vendosën që foshnjën e sapolindur ta emërojnë Diell.

“Një Diell i vogël na shndriti sot❤️ Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”, shkroi Arbana teksa njoftoi për lindjen.

Sot, Arbana dhe Dielli i vogël kanë shkuar në shtëpi dhe atje u pritën me një festë madhështore, të organizuar ngta më të dashurit e tyre.

Ishte fillimisht Xhemi Shehu ajo e cila publikoi një foto krah Arbanës, teksa në prapavijë shihet ambienti i zbukuruar për mikripritjen e Diellit.

“Lumturi”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Më pastaj, edhe Eduarti postoi një fotografi, duke shfaqur ambientin e dekoruar në shtëpinë e tyre.