Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, në profilin e tij në fejsbuk publikoi se është pozitiv në koronavirus.




Ky është rasti i tretë i të infektuarve me Kovid-10 në komunë për çka vetëqeverisja nuk do të punojë deri më nëntë shtator.
“Miq të nderuar, familjarë dhe bashkëqytetarë
Ju informoj se pas paraqitjes së rastit të dytë pozitiv të Covid-19 nga radhët e administratës komunale, dje me iniciativën time e bëra testin i cili doli pozitiv. Për këtë arsye gjatë periudhës së ardhshme do të vetëizolohem. Në të njëjtën kohë të gjithë të punësuarit nga sot deri më 9 shtator do të lirohen nga obligimet e punës, ndërsa Komuna nuk do të punojë përveç për raste urgjente dhe të paanulueshme”, shkroi Micevski në Fejsbuk, duke ju bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve kompetente.
Micevski tani për tani është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa ka vetëm temperaturë të lehtë trupore.
Ekipet e shërbimit higjieniko-epidemiologjik të Qendrës për Shëndet Publik, Kriva Pallankë tashmë janë duke bërë dezinfektimin e plotë të hapësirave të punës dhe autoparkut në komunë.
Krahas kësaj, sot në Kriva Pallankë është regjistruar edhe një i prekur nga Kovid-19, person i gjinisë mashkullore në moshë prej rreth dyzet vjeç.