Dua Lipa: Për herë të parë kam puthur kur isha 17 vjeçe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në industrinë e muzikës aktualisht.

Artistja, së fundi është përgjigjur në 30 pyetyjet e “W Magazine”, në një intervistë më ndryshe prej herave të tjera.

Dua kishte hipur mbi një dem lëvizës, ndërsa përgjigjej në pyetjet që ia drejtonte gazetari, ku nuk munguan edhe ato private.

Ajo u pyet se kur e kishte dhuruar puthjen e parë, ndërsa u përgjigj pa hezitim duke thënë se ndodhi në moshën 17 vjeçare.

Tash e një kohë, Dua Lipa është duke e shijuar romancën me Anwar Hadid, vëllanë e Bella dhe Gigi Hadid.