Zaev: Reformat në institucionet fillojnë pikërisht me përbërjen e kësaj qeverie

Kryeministri Zoran Zaev pas pranimit të funksionit të kryeministrit së bashku me ministrat kanë qenë për vizitë tek presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

Në një deklaratë për mediat, Zaev ka premtuar se kjo përbërje qeveritare do të punoj për realizimin e qëllimeve strategjike të shteti, ballafaqim të suksesshëm dhe efikas me koronavirusin, rritje ekonomike, sundim të së drejtës, institucione të forta dhe arsimim modern

Ai ka thënë se ekonomia dhe rritja ekonomike janë një nga prioritetet e qeverisë, ndërsa ka paralajmëruar reforma strukturore në administratën publike më qëllim që ajo të jetë edhe më efikase.

“Reforma në institucionet fillon pikërisht me këtë përbërje qeveritare. Ajo do të ketë shtatë ministri më pak për më shumë punë efikase në interes të qytetarëve. Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Është koha për pastrimin e gjyqësorit sundimit joselektiv të drejtësisë, veting të plotë të funksioanrëve”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA.