Komuna e Gazi Babës filloi me furnizimin e 250 tabletave për nxënës

Komuna e Gazi Babës filloi me furnizimin e 250 tabletëve për fëmijë të cilët nuk kanë se si ta ndjekin mësimin onlajn, informojnë nga komuna.

“Qëllimi është që të tejkalohen mungesat të cilat janë paraqitur vitin e kaluar kur pati nxënës të cilët nuk mundeshin të furnizojnë pajisje teknike apo në të njëjtën kohë mësimi duhej të ndjekin dy apo më shumë fëmijë të një familjeje”, sqarojnë autoritetet lokale.

Komuna e Gazi Babës në konsultim me drejtorët dhe mësimdhënësit ka të dhëna për çdo shkollë dhe kujt do t’i nevojitet kjo pajisje.

“Secili fëmijë që do të marrë tabletë do të jetë përgjegjës për të dhe në gjendje të rregullt do të duhet ta kthejë në fund të vitit shkollor, me qëllim që të shërbehen edhe nxënës të tjerë. Në këtë aksion, presim të bashkëngjiten edhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore si dhe çdo qytetar i cili mund të dhurojë apo huazojë pajisje teknike për bashkëqytetarët e vet. Me këtë edhe një herë e tregojmë përkushtimin tonë për arsim cilësor, qëllim i cili na ka udhëhequr pothuajse tre vjet deri më tani”, thonë nga Komuna e Gazi Babës.

Prej atje theksojnë se të gjitha 11 shkollat fillore tashmë janë përgatitur për fillimin e vitit shkollor.