Reagim
Sot, në mënyrë tinxare , pa dijenin tonë, është largu grafiti “EDHE SHKUPI ËSHTË SHQIPËRI” dhe “GAMBLERS”, me arsyetimin se është provokim , duke patur parasysh se kto dy grafite kanë qëndru gjatë dhe deri më sot nuk janë largu.




Nëse grafiti “EDHE SHKUPI ËSHTË SHQIPËRI” , atëherë pse grafiti “GAMBLERS” është provokim ?
Atëherë , po e ndajmë me publikun se në të vërtetë kjo vepër është provokim ndaj neve , dhe Shqiptarëve, dhe ne kërkojmë që kjo të përmirësohet sa më shpejtë nga ato TINXARË , të kërkojnë falje por edhe grafitin ta bëjnë siç ishte saktë , përndryshe, do të revoltohemi, dhe ne nuk jemi djem që duam të sillemi ashpër, por edhe durimi ka kufi!
Edhe një kërkesë deri te komuna Çair, nëse ka gisht komuna e Çairit, ashtu siç po sillen muhabetet, të na lajmërojnë me detaje dhe urgjent ta përmirësojnë gabimin !
Kjo punë nuk do lihet me kaq, ju betohemi se kjo do të ngjall shumë debate, jo vetëm në Shkup, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut !