Kthehet “fuqishëm” Kovidi në Kumanovë e Likovë

Në 24 orët e fundit, Qendra e Shëndetit Publik- Kumanovë ka regjistruar 26 persona të infektuar me Kovid 19, të gjithë nga komuna e Kumanovës, njoftuan sot nga ky Institucion shëndetësor publik.

Janë shëruar 42 pacientë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Të sapoinfektuarit veçmë kanë pasur kontakte me anëtarë të infektuar të familjeve dhe kolegë”, tha drejtori i QSHP- Kumanovë, dr. Arif Latifi.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës janë diagnostikuar 1.447 raste dhe aktualisht janë aktive 356 raste.