Zhbogar: Pas pushimeve do të vazhdojnë bisedimet për kornizën negociuese

Euroambasadori Samuel Zhbogar pas vizitës së sotme në Kumanovë lidhur me pritjet e tij për procesin negociues dhe
konferencës ndërqeveritare e caktuar më 10 nëntor të këtij viti, ka thënë se pas pushimeve verore pritet të vazhdojnë negociatat për kornizën negociuese.

“Mendoj se shtetet anëtare ende e diskutojnë kornizën negociuese, kuptohet se tani janë pushimet verore dhe pres që në shtator pasi të fillojë puna, shtetetManëtare përsëri të mblidhen, me qëllim të diskutojnë kornizën negociuese dhe
kuptohet me këtë ta miratojnë. Pasi të ndodhë kjo do të mund të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare, por ne të gjithë shpresojmë se kjo do të mund të ndodhë gjatë kryesimit gjerman me Këshillin evropian”, ka thënë
Zhbogar.
Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të pritet Parlament i fuqishëm dhe qeveri stabile me 62 deputetë, ai tha se një numër i madh i partive e mbështesin rrugën evropiane të vendit dhe reformat që duhet bërë dhe se pret që qeveria “Ajo që duhet së pari të shohim është Qeveria të zgjidhet në Kuvend, por atë japin mbështetje të fuqishme të ardhmes evropiane të vendit tuaj, apo reformave që duhet të realizohen në rrugën drejt BE-së. Poashtu shoh një
numër të madh të partive politike të cilat e përkrahin rrugën evropiane të vendit tuaj, reformave që duhet të realizohen në vitet e ardhshme, ajo përkrahje kuptohet se është shumë më e madhe nga mbështetja që disa parti e
ofrojnë për qeverinë e re”, ka thënë Zhbogar.
Ai ka shprehur bindjen se qeveria e re megjithatë do të vendos kontakt, t’i shtrijë dorën opozitës me qëllim siç tha,
“të mund të punojnë bashkë në realizimin e interesave strategjike të vendit”. MIA