Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime të sigurta brenda partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE mëson se Artan Grubi nga Sasho Mijallkov ka siguruar 3 deputet të nevojshëm nga kjo parti për të votuar qeverinë e re në rast ndonjë komplikimi eventual gjatë votimit.
Të njejtët burime pohojnë se brenda VMRO-së theksojnë se takimi mes Grubit dhe ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov mund të jetë i vërtetë dhe atë duke hyrë në pazare politike për të blerë 3 deputet.
Ndryshe, fotoja e publikuar nëpër media me ish – shefin e shërbimit sekret, Sasho Miajlkov që disa ditë më parë doli në disa rrjete sociale ka rikthyer në skenë dyshimet se Grubi vazhdimisht koketon me VMRO DPMNE-në e ish regjimit të Gruevskit.
Sot, Mijallkov para paraqitjes së tij në gjykatë u pyet nga gazetarët për fotografinë që ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, por i njejti refuzoi të përgjigjet duke lënë edhe më shumë engimë dhe të pathëna rreth kësaj fotografie.