Tërmet i fuqishëm në Greqi

Tërmet me fuqi prej 5,1 ballë sipas Rihterit u regjistrua në Greqi, në jug të ishullit Idra, pak para orës 10:30 sipas kohës lokale, sipas Institutit gjeodinamik të Observatorit nacional.

Epiqendra e tërmetit ishte në pjesën detare, 53 kilometra në juglindje të ishullit Idra, mbi 100 kilometra larg Athinës, por u ndje edhe në kryeqytetin grek.

Tani për tani nuk ka informata për të lënduar apo dëme të shkaktuara materiale. /MIA